• |
ide | kryesore

“Jam komando”, arrestohet shpërndarësi i drogës në Gjirokastër që u prezantua si efektiv policie

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të paketuara në qesë të vogla është arrestuar në Gjirokastër. Sipas bluve në pranga ka rënë E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë. Policia njofton se në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari ka gënjyer policët, duke u prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë. Lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular u sekuestruar për t’u përdorur si provë materiale, ndërsa i dyshuari do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *