• |
ide | kryesore

Sulmohet me raketa aeroporti i Bagdadit, dëmtohet avioni civil

-Instant, Lajme, Planet



Një sulm me 6 raketa është ndërmarrë në pjesën civile të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit në Irak. Sipas lajmit të faqes “NasNews”, thuhet se një sulm me 6 raketa është ndërmarrë në orët e mëngjesit në pjesën civile të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. Në sulm njoftohet se është dëmtuar një prej avionëve civilë i parkuar i cili nuk kishte njerëz në bord. Po ashtu në lajm janë paraqitur edhe fotografi të avionit civil që është dëmtuar.

Në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit ndodhet edhe një bazë ushtarake amerikane. Ndërkohë, nga autoritetet zyrtare të Irakut nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *