• |
ide | kryesore

Yuri Kim takon Bashën: Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë

-Instant, Arkiva

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kim falenderon Bashën për takimin e shkëlqyer në lidhje me çështjet kyç që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve që nga forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit.


Kim nënvizon se një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësorë për demokracinë e vendit.

“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu