• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 6 marsit, PD e Bashës zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Lushnje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Lushnje kanë propozuar Indrit Sefën si kandidat për kryetar bashkie.

Idnrit Sefa mban postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD.

Sefa pritet të zyrtarizohet nga kreu i PD-së, ndërsa do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon , kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Prezantimi i Sefës për kandidat do të bëhet nga Saimir Korreshi që është njëkohësisht deputet i Lushnjes, por edhe kryetar i kësaj dege.

Sipas rregullit në PD, kandidati i propozuar nga baza do i nënshtrohet shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.



2 Comments

  1. Më duket se është tejkaluar koha e dy shefave të partisë demokratike duke quajtur PD legale të Bashës e ate ilegale të Berishës.
    Kami një realitet të ri ku e ashtuquajtura “parti e Berishës”, është nominuar me emrin “Shtëpia e lirisë” apo më saktë “Shtëpia e Ilirit” meqë zrtarisht ajo përfaqësohet nga LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *