• |
ide | kryesore

PAMJE/ Makina duke u djegur brenda së cilës u gjet një trup njeriu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Polica dha detaje për makinën e djegur në Krrabë brenda së cilës është gjetur një trup i pajetë ende i paidentifikuar.

“Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volksëagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të pajetë” – raporton policia.

Është ende e paqartë se si është djegur makina dhe nëse është një ngjarje aksidentale apo kriminale.
Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me një vrasje pati trupi i shkrumbuar është gjetur në sedijen e pasme të makinës. Lapsi.al ka siguruar pamjet e momentit kur makina ishte në flakë. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *