• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, plagosen dy të rinjtë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën Korçë-Drithas. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy të rinj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *