• |
ide | kryesore

Ish-sekretari i ministrisë kapet me 50 kg drogë nga Policia e Malit të Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar sot në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.

Sipas informatave Rreci është arrestuar herët në mëngjes, në terminalin e daljes.

Gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga ai shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim./GazetaExpress



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *