• |
ide | kryesore

Si e festuan Shën Valentinin disa nga yjet e Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider



Sigurisht, disa yje preferojnë t’i mbajnë të fshehta romancat e tyre, por disa prej tyre preferojnë të ndiejnë dashurinë këtë festë të Shën Valentinit edhe pse duke i bërë gjërat më publike.

Kim Kardashian & Pete Davidson

CCifti është parë duke festuar Shën Valentinin më herët, në restorantin e Lilia-s në Brooklyn, New York. Pete dhe Kim u panë teksa zbrisnin nga një makinë tip “SUV”. Aktori u tregua xhentëlmen, teksa mbante derën e makinës hapur për Kim-in. Të kapur për dore, të dy hynë në një nga tendat private të ngrënies të vendosura jashtë si pjesë e masave paraprake për COVID-19.

Vanessa Bryant

Në një postim kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa shkroi: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit, baby. Shën Valentini im i përhershëm”.

Victoria Beckham dhe David Beckham

1998 në NYC! Dhe ende Shën Valentini im 24 vjet më vonë,” shkroi Victoria në një fotografi të re me yllin e futbollit. “Fotoja është në ditën kur mësuam se isha shtatzënë me @brooklynbeckham! Të dua @davidbeckham.”

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Travis befasoi të fejuarën e tij me një dhuratë shumë të bukur. Statujat e Mickey dhe Minnie Mouse të rrethuara nga dhjetëra trëndafila dhe qirinj të zinj.

Ginnifer Goodwin dhe Josh Dallas

“Vetëm disa ditë #Valentini”, ka shkruar aktori krahas një fotoje të re. “Atëherë, tani dhe përgjithmonë. #dashuri.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *