• |
ide | kryesore

Xhaçka shpjegon thirrjen e qeverisë që shqiptarët të largohen nga Ukraina: Në rast lufte nuk i ndihmojmë dot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dhënë një prononcim në lidhje me thirrjen për qytetarët shqiptarë në rast të një konflikti të mundshëm në Ukrainë.

Në një prononcim për emisionin “Opinion” Xhaçka tha se thirrja e Ministrisë së Jashtme është marrë sepse në rast se ka luftë do të ishte shumë e vështirë që t’u shkohet në ndihmë apo të largohen qytetarët shqiptarë në Ukrainë.

Gjatë fjalës së saj nga New York-u, aty ku ndodhet së bashku me kryeministrin Edi Rama për një vizitë zyrtare, ministrja Xhaçka e cilëson situatën shqetësuese.

Lexo më tej: Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të tërhiqet nga Ukraina 

“Të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Bëhet fjalë për një situatë sa fluide aq edhe të paparashikueshme. Ashtu edhe si aleatët e tjerë në NATO apo në BE shpresojmë që nuk do të ketë luftë, por lufta është një mundësi reale.

Është kjo arsyeja pse ashtu si edhe në vende të tjera u kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Ukrainë apo udhëtojnë drejt Ukrainës që të largohen që andej sa më parë, apo që të mos ndërmarrin ndonjë udhëtim drejt atij vendi.

Kjo është një thirrje e motivuar nga kujdesi dhe meraku që kemi për qytetarët shqiptarë pasi në rast se vërtetohet skenari më i keq, ai i luftës, do ishte shumë e vështirë për ne që t’u vinim në ndihmë apo t’i mbështesnim për t’i larguar nga Ukraina”, tha Xhaçka.



4 Comments

  1. Lum ne qe e kemi shtetin e forte, qe kemi 20m € per 2 km rruge.. per te tjerat sajohuni vete.. i rujt zoti shqiptaret atje, se po priten nga plaçka, rezikojne te presin gjate.

  2. Keta rilindasit, qe e bene pis emrin qe vodhen, kane punuar shume per shqiptaret neper bote, per Toyotat, ne Ekuador, Spanje, Itali, Holande e Gjermani, saqe nuk ka boje ta fshije kontrubutin e tyre.
    Nese nje tjeter elite shqiptare e shkolluar punon e respektuar neper Europe, apo gjetke, kjo eshte merite e tyre dhe e familjeve shqiptare ne emigracion, se sa per shtetin qe kane, ai vec i turperon cdo dite.
    Edhe shqiptaret ne Ukraine do t’i dalin zot vetes si gjithe te tjeret qe po ikin e duan te ikin prej ketij lloj shteti te korruptuar e te papergjegjshem.
    E mira u prifte gjithkund jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *