• |
ide | kryesore

Meta: Drejtësia mbetet e kapur nga Rama, por Kushtetuesja nuk kishte ç’bënte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la në detyrë, Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se sistemi i drejtësisë mbetet i kapur nga mazhoranca. Pyetjes se si ndodhi atëherë që Gjykata Kushtetuese i dha atij të drejtë dhe jo Kuvendit, Meta iu përgjigj se nuk kishte kryer asnjë shkelje.

Drejtësia është e kapur nga Rama. Nuk ka lidhje kapja e drejtësisë me vendimin e Kushtetueses për mua. Rezervat tona për procesin ne i kemi bërë zyrtare.

Ky ishte hetimi i tretë kundër meje. E gjitha është kjo një maskaradë politike, ekonomike dhe financiare për të shmangur vëmendjen nga afera e inceneratorëve dhe shumë skandale të tjera.

 

Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qene shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesë ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës.

Kjo është një lojë e mbaruar dhe e fituar. Nuk ka pasur asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës siç mund të jetë nxjerrja e ndonjë sekreti, apo të vësh në diskutim sovranitetin territorial të vendit” – tha Meta në RTSH 24. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si alabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *