• |
ide | kryesore

Basha nis fushatën në Rrogozhinë: Me SHBA dhe BE në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Rrogozhinë për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Gjatë fjalës së tij ai tha se me SHBA dhe BE në krah janë shënuar fitoret më të mëdha për shqiptarët

Pjesë nga fjala e kreut të PD Lulzim Basha:

“Këta që janë prapa hekurave dhe këta që do të shkojnë prapa hekurave, blenë vota edhe me paratë e inceneratorëve, por aspiratën për ndryshim nuk e ndalin dot. Dhe aspiratën e shqiptarëve për demokraci nuk e ndalin dot. Ndaj të dy komisionet, komisioni i reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës territoriale janë sot realitet. Jo sepse në atë parlament ne kemi numra, se ju e dini që nuk i kemi, jo se nuk na i dhanë shqiptarët, por na i mori masakra zgjedhore. Por se kemi kombinuar këto faktorë pra, opinionin publik shqiptar, vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përfshi edhe ata që i kemi pasur kundërshtarë politik, dhe faktorin tjetër, pa të cilin ky vend nuk bën përpara, që është aleanca strategjike me SHBA dhe me Bashkimin Europian. Me ta në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha politike, me ta në krah kemi shënuar arritjet më të mëdha për shqiptarët, me ta do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapshtë dhe do të kemi sëbashku, një horizont të ri. Një horizont të ri shprese për këdo , edhe për fermerin më të pashpresë, që në këtë muzg, në tokat më të largëta të Rrogozhinës, edhe për qytetarët në qendër të kryeqytetit, edhe për ata që mendojnë të largohen apo po bëhen gati të largohen, edhe për ata që janë larguar dhe mendjen e kanë këtu, ne do ta rikthejmë shpresën”, tha Basha.



7 Comments

  1. Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

    Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës

  2. lulushi del e thote nje tufe me karrliqe

    te ka zene rama per koqesh o llull

    ketej ti shterngn ketej te jep noi lek

    pabyths

    nuk e kuptoj pse lapsi jep lajm perlulushin….. me mire e bejne interviste me dash sulen

  3. Cfare fitore ke arritur ti ore Qen ,apo qe e le Partine Demokratike 12 vjet e kusur ne opozite.

    1. O lul o Kar..po me Sali Berishen ne PD e sja dole kurre, kalove nga humbja ne humbje. Po tani me 2% te PD do fitosh more Kar i Rralle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *