• |
ide | kryesore

Kishte hapur laborator dentar pa licencë, vihet në pranga 51-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçar është arrestuar për ushtrim të aktivitetit pa licencë e kasë fiskale, në laboratorin dentar. Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar shtetasin I. A. 51 vjeç, banues në Shkodër, pas një kontrolli në një laboratori dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licensë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale”, njofton policia.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë. Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *