• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Berisha-Ramës: Vjedhja është monstruoze, t’i tregoj unë ku janë 430 milionë eurot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa kryeministri Edi Rama vijon dëshminë e tij në komisionin hetimor për inceneratorin, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë një takimi elektoral në Spitallë të Durrësit për këtë cështje. 

“Rama para komisionit pyeste ku janë 430 milionë dhe ku është vjedhja. Vjedhja është monstruoze. Për djegësin e Elbasanit pa asnjë tender me procedurë të pashpallur të pa publikuar askund. Është firmosur kontrata për 22 milionë euro me një kompani të sapokrijuar me qëllim që të vjedhin së bashku. Një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin për 12 milionë teprojnë 1o milionë. Nëse ministrat nuk doni të vidhin këto para ja jepnin bashkisë së Elbasanit dhe i thoshin do të bësh tender për djegës. Hapej tenderi dhe kompanitë vinin. Nga thesari nuk shkonin më 22 milionë për 10 ose 12. Ku shkuan 10 milionë, u ndanë mes ministrat e zyrtarëve e Zotove e Mërtirëve të tyre. Oreksi vjen duke ngrënë thotë një fjalë e popullit. Meqë këtu vodhën 10 mln pa u hyrë ferra në këmbë kaluan te i Fierit ku morën 30 mln.Në Ballkan ekziston vetëm një djegs, Shqipëria 3 djegsa, prandaj dhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë. Këtu përballë Ardi Mukës keni zonjën Sako. Sako ka firmën e saj në banesa të shkatërruara dhe dëmtuara nga tërmeti i shtatorit për të cilën s’u mor asnjë masë“, tha Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *