• |
ide | kryesore

“Ata pikëllohen, ne turpërohemi”/ Fituesi rus i Nobelit për Paqen dënon veprimet e Putin-it

-Instant, Lajme, Të fundit



Gazetari rus, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov ka thënë se ai dhe kolegët e tij janë të pikëlluar për ngjarjet e fundit në Ukrainë. Muratov, i cili është redaktor në gazetën Novaya Gazeta, një nga pak botimet e pavarura të mbetura të Rusisë thotë se ndërsa Ukraina vuan, Rusia turpërohet me veprimet që kryen.

Fituesi i çmimit Nobel për paqe thotë se Putin po luan me një buton bërthamor sikur të ishte çelësi i një makine të shtrenjtë. Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021, ku u vlerësua roli i tij në luftën për lirinë e shprehjes në Rusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *