• |
ide | kryesore

Rreziku rus/ Vendi i parë anëtar i NATO-s shpall gjendjen e jashtëzakonshme

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti Gitanas Nausėda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”. 

Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë, i tha BBC News “ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.

Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel BE dhe NATO që ky agresion të mos zgjerohet”. 

Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *