• |
ide | kryesore

Blindohet Elbasani/ FNSH dhe ‘Shqiponjat’ pika kontrolli dhe patrullime, ‘target’ makinat luksoze

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle pasditen e sotme në Elbasan. Në këtë operacion po marrin pjesë edhe Forcat Operacionale dhe Forcat Shqiponja, të cilët kanë ngritur së paku 3 postblloqe. Objektivi kryesor i këtij operacioni mësohet se është kontrolli i makinave luksoze, kapja e personave të shpallur në kërkim dhe persona të skeduar më parë nga policia.

Sipas burimeve ky operacion ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku jane kontrolluar dhe shoqëruar disa persona në disa ambjente si lokale, në të cilët policia dyshon që luhen lojëra fati. Policia e Shtetit dhe FNSH prej disa ditësh kanë nisur një aksion, objektiv i të cilit janë automjeteve luksoze, personat e shpallur në kërkim dhe personat e skeduar më parë nga policia.

 



1 Comment

  1. Makina luksoze ne Elbasan i gjen vetem tek Lluca dhe pronaret e tyre jane oborri Kryeministrit. Para, prona dhe mbeshtetje nuk i ka munguar Luce narkos nga narko Kryeministri. Tashme i duhet dhe nje fshese policore qe te tregojne tamam kush e ka kontrollin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *