• |
ide | kryesore

Kievi në shtetrrethim/ Zelensky i lutet popullit: Kthehuni e mbroni Ukrainën, ne po fitojmë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase ka arritur të zbrapsë atë ruse. Në një deklaratë mbrëmjen e sotme, lideri ukrainas tha se forcat ruse kanë përdorur gjithçka duke nisur nga raketat, sulmet nga ajri, me drone, artileri të rëndë, automjete të rënda dhe sërish nuk ka fituar.

“Dua ta nis këtë apel me lajme të mira. Ne kemi rezistuar dhe po zmbrapsim me sukses sulmet e armikut. Luftimet vijojnë në disa qytete e zona të shtetit tonë. Por ne dimë ta mbrojmë vendin, tokë, të ardhmen e fëmijëve tanë. Kievi dhe qytetet kyçe qark kryeqytetit janë nën kontrollin e ushtrisë sonë. Pushtuesi do të bllokojë qendrën tonë dhe të vendosë edhe këtu, kukullën e saj, siç bëri në Donjetsk. Nuk janë aspak në avantazh ndaj nesh. Në rrugët dhe qiellin e Kievit beteja vijon”, tha Zelensky.

Zelensky i bëri një tjetër apel popullit të tij, kudo ai ndodhet.

“Ukrainas, duhet të mbani mend diçka. Në qoftë se mund ta ndaloni dhe shkatërroni pushtuesin, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë, bëjeni, kthehuni e mbroni Ukrainën. Më pas kemi shumë punë për të rindërtuar vendin”, tha presidenti.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *