• |
ide | kryesore

Viktima çdo ditë/ Zelensky: Rusia, organizata më e madhe terroriste në botë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmi rus ndaj qendrës tregtare në Kremenchuk të hënën e ka bërë shtetin e udhëhequr nga Putini “organizatën më të madhe terroriste në botë”. Zelensky ka kërkuar përmes një video-adresimi që komuniteti ndërkombëtar ta ndalë “terrorin rus”, raportoi BBC-ja të martën. Numri i të vdekurve si pasojë e sulmit në qendrën tregtare ka shkuar në 18, derisa kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra të tjerë. Zelensky ka deklaruar se numri i viktimave mund të rritet.

Duke iu kthyer takimit të liderëve të G7-s që po zhvillohet, ai tha se “një rezultat i rëndësishëm është arritur”.

“Demokracitë më të fuqishme në botë do të mbështesin shtetin tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për fitoren tonë. Ukraina nuk do të thyhet! Kurrë”, ka thënë Zelensky.



1 Comment

  1. Kur do ta mbaroje rolin ky njeri me bluze, çifuti qe po shfaros popullin ukrainas! Juda i pabese! Kush e vuri ne krye te Ukraines i ka hesapet me Zotin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *