• |
ide | kryesore

Si rusët vranë me raketë miliarderin ukrainas që eksportonte grurë në gjithë botën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë bashkë me gruan e tij për shkak të granatimeve masive ruse ndaj qytetit jugor, Mykolaiv.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë.
Vadatursky zotëronte kompaninë “Nibulon” e përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ky ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.

Dëme ka pasur edhe në një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.

A Ukrainian investigator works inside one of the damaged houses in Mykolaiv, southern Ukraine. Photo: 31 July 2022

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi. Ai është goditur vazhdimisht që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Udhëheqësi i rajonit Vitaliy Kim tha se “kontributi i Vadatursky në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar”.

Ndërsa një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se besonte se Rusia kishte shënjestruar qëllimisht biznesmenin.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore.

Marrëveshja pothuajse u prish nga një sulm rus në portin e Odesa të nesërmen.

Map showing areas of Ukraine that remain under Russian military control

Rifillimi i eksporteve ukrainase është vonuar më tej nga kontrollet e sigurisë. Por të dielën Turqia tha se anija e parë që transportonte grurë pritej të largohej nga Odesa të hënën në mëngjes.

Ukraina akuzon forcat ruse për vjedhjen e grurit nga fermat në tokat e pushtuara dhe eksportimin e tij nëpërmjet Krimesë – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Rusia mohon pretendimet e Ukrainës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Po ky pederasti 75 vjec, me miliona, cfare donte qe rinte ne ate zone lufteku ka 4-5 muaj qe bombardohet?
    Apo aty e kishte caktuar pronari te cilit i kishte dhene borxh emrin (prestanome) se duhej te fitoheshin milionat e tjera nga tregetia e grurit, vecanerisht tani qe jane ngritur edhe cmimet.
    Tahmaja e madhe te le pa gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *