• |
ide | kryesore

Shtohen dyshimet se Moska ka përdorur armë kimike në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Ushtria ukrainase pretendojnë se forcat e Moskës kanë hedhur armë kimike me dron në qytetin e Mariupolit. Ushtarët e Kievit thanë se të hënën, një dron rus shpërndau një agjent të paidentifikuar kimik duke lënë disa prej tyre me vështirësi në frymëmarrje. Parlamenti ukrainas akuzoi forcat ruse se qëlluan mbi tanke me acid nitrik në rajonin e Donjeckut. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës u kërkoi qytetarëve që të përgatisin maska mbrojtëse me sodë për fytyrën.

Zyrtarët perëndimorë reaguan me shpejtësi duke paralajmëruar me pasoja të rënda për Moskën. Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss tha se përdorimi i armëve kimike do të ishte një akt i pashpirt nga ana e Vladimir Putinit.



1 Comment

  1. Padrejtesija e embel dhe leht te veprohet.por cmimi i pamundur te perbadhohet.padrejtesija ka favore..per disa por ka disfavore po per lojtaret e tyre sepse eshte shah mat kunder tyre.padrejtesija sa me shum te veprohet vepruesi aq me shum i afrohet ndeshkimit tije .ai qe kerkon ate qe si perket do humbasin bashk me ate qe e ka.padrejtesija e rraskapit njeriun duke ja prish shpirtin dhe shkatrruar trupin .ite padrejtit Zoti ja ka hequr disponimin e buzeqeshjes..nese dikush ben dhogari ne ne cilen rrug ka sukses dhogarija me laps ne dore do ti dalin vetem angazhimi ne mendime fjal vepra vetem sipas ullzimit hyjnore kurse sipas deshires zbret ne padrejtesi dhe padrejtesija ka me te madhe demin se dobin per vepruesin po te kishte qen dobi do na kishte urdheruar krijuesi saje por ja ndaloj vetes na ndaloj dhe neve..si ka mundesi qe njerzit dun veten nuk dun padrejtesi tu behet.padrejtesi u bejn tjereve ajo ndeshkohet dhe ndeshkim nuk dun kjo ndoll se nga mekati ju ka ikur ndjeshmerija per mir ajo ju kthehet nese pendohen angazhohen ne dobi si thot i madhi Zot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *