• |
ide | kryesore

Sulmi në Moskë, Macron: I njëjti grup, tentoi të kryente sulm edhe në Francë

Arkiva, Planet, Të fundit
Macron



Presidenti Emmanuel Macron deklaroi ditën e sotme (25 mars) se personat e armatosur që vranë 137 persona në një sallë koncertesh jashtë Moskës ishin pjesë e një dege të Shtetit Islamik që qëndronte pas përpjekjeve të dështuara për të sulmuar Francën gjatë muajve të fundit.

Macron tha se kjo shpjegon arsyen pse qeveria franceze, të dielën rriti alarmin e sigurisë në nivelin më të lartë. Më shumë ushtarë do të vihen në gatishmëri dhe do të jenë gati për të patrulluar në vende të ndryshme, përfshirë edhe shkollat.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së premtes në Moskë.

Rusia, e cila ka kundërshtuar përfundimet e SHBA-ve se ISIS organizoi masakrën me qindra të vrarë, vijoi të përpiqej që të fajësonte Ukrainën.

Sipas presidentit francez, një gjë e till është kundërproduktive pasi vetë Shteti Islamik e ka marrë përsipër përgjegjësinë mbi sulmin terrorist.

“Ky sulm u mor përsipër nga Shteti Islamik dhe informacioni i disponueshëm për ne, për shërbimet tona (të inteligjencës) si dhe për partnerët tanë kryesorë, tregon në të vërtetë se ishte një ent i Shtetit Islamik që nxiti dhe kreu këtë sulm. Ky grup specifik… gjatë muajve të fundit kishte kryer disa përpjekje për sulme në Francë,” shtoi ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *