• |
ide | kryesore

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në rrezik sigurie: Macron njofton planin B në Paris

Sport, Video
Macron



Emmanuel Macron ka dalë hapur: Franca ka një plan B për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në rast të rreziqeve të tepërta të sigurisë. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti francez, i cili zbuloi se si parada do të kufizohej në Trocadéro apo Stade de France. Parada e planifikuar tani për tani është përgjatë lumit Senë, në atë që do të ishte e para absolute, pra një ceremoni olimpike jashtë një impianti. “Ne do të kemi mjete të informacionit dhe shërbimeve të inteligjencës të mobilizuara totalisht – siguroi Macron -. Do të vendosim një perimetër të tërë sigurie rreth ceremonisë nga ditët, madje edhe javët e mëparshme” dhe “forcat e policisë do të mobilizohen në një nivel të jashtëzakonshëm”.

Rreth 10,500 atletë, mes tyre edhe ata shqiptarë, pritet të parakalojnë në zemër të kryeqytetit francez në bordin e varkave në lumin Senë përgjatë një rruge prej 6 kilometrash në ditën që do të nisin Lojërat Olimpike. Olimpiada e Parisit është e planifikuar nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Lexo më tejGjermania në alarm, pas Champions ISIS-K kërcënon edhe Euro 2024: “Thirrja e fundit”

Fillimisht organizatorët kishin planifikuar një ceremoni madhështore hapjeje për rreth 600 mijë njerëz, shumica e të cilëve do të mund ta ndiqnin lirisht nga brigjet e lumit, por problemet logjistike dhe të sigurisë bënë që qeveria të zvogëlojë gradualisht ambiciet e saj. Në muajt e fundit numri i përgjithshëm i spektatorëve është përgjysmuar. Qeveria franceze ka vendosur gjithashtu që turistët të mos kenë akses falas në ceremoninë e hapjes për arsye sigurie. Aksesi do të bëhet vetëm me ftesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *