• |
ide | kryesore

Rama takim kokë më kokë me Macron, zbardhet axhenda e plotë e takimeve

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Francë për një vizitë dyditore, i ftuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Sipas axhendës, Rama do të pritet me ceremoni zyrtare në orën 13:00 nga presidenti francez. Më pas do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Gjithashtu do të ketë edhe një takim kokë më kokë mes dy liderëve të dy vendeve.

AXHENDA E VIZITËS:

Në orën 8.30, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

Në orën 12.30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.

Më pas, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Në orën 14.45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

Në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.



4 Comments

  1. Veliaj është sulmuar që në ditën e parë të mandatit të tij të parë dhe vazhdon të sulmohet edhe tani sepse Berisha dhe të tjerët e dinë që Veliaj nuk është një figurë kalimtare e së majtës.

    Është njëri nga drejtuesit politikë që, në të gjitha përplasjet që ka pasur me opozitën, në zgjedhjet politike apo vendore, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, gjithëherë e ka mposhtur. Dhe, sa më shumë që kanë shkuar vitet, aq më e thellë është bërë diferenca mes Tiranës së Veliajt dhe opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *