• |
ide | kryesore

Alarmi/ Çfarë ndodh pas kërcënimit të Putin për të përdorur armë bërthamore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë një moment të rëndësishëm lëvizjen e Vladimir Putin për të vendosur forcat bërthamore të Rusisë në një “regjim të veçantë të detyrës luftarake”.

Në një dalje televizive, presidenti rus tha: “Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore kundër vendit tonë në sferën ekonomike, por zyrtarë të lartë nga anëtarët kryesorë të NATO-s po bënë deklarata agresive në lidhje me vendin tonë”.

Pas kësaj deklarate, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Putini u angazhua në një model që ai përdori përpara se të fillonte pushtimin, “duke prodhuar kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin e mëtejshëm”.

Kuptimi i asaj që njoftoi Putin nuk ishte menjëherë i qartë. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë forca bërthamore me bazë tokësore dhe nëndetëse në gatishmëri dhe të përgatitura për luftim në çdo kohë.

Ndërsa bombarduesit me aftësi bërthamore dhe avionët e tjerë nuk mbahen në gatishmëri.

“Nëse Putini po armatos ose po rrit gatishmërinë luftarake bërthamore të bombarduesve të tij, ose nëse po urdhëron më shumë nëndetëse me raketa balistike në det, atëherë Shtetet e Bashkuara mund të ndjehen të detyruara të përgjigjen në të njëjtën mënyrë”, – tha Hans Kristensen, një analist bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë. Kjo sipas tij do të shënonte një përshkallëzim shqetësues.

Ndërsa Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, e quajti deklaratën e Putinit të parashikueshme, por të rrezikshme. “Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit” – tha Bergmann, tani një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progresin Amerikan. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Paqa dhe lufta jan produkt njerzor qe kan ndollur koh pas kohe her eshte rritur njera dhe her tjetra..si motori i ardhjes luftes ka shkaqe po ashtu dhe paqes ka vlersim .por qe as njera as tjetra nuk vjen pa angazhim kesaj rradhe fjala paq me tejkalim te cdo caku ne padrejtesi ne mezin njerzor ne menyr te ndersjell .as per ta besuar dikush si fjal dhe veprim nuk vjen pa qartesi bindje me fjal marrveshje dhe vepriim .qe do thot bindje ndergjegje vlera hak.per ta pranuar angazhuar dhe sherbyer me ndergjegje .pra jan domosdoshmerisht vlerat e verteta haku.jo interesi padrejtesija fuqija shkatrrimit me shkatrrim ska paqe .as mashtrim as manipulim .por qartesi hak

  2. Me këtë arsenal të armatimit bërthamor të përhapur në disa shtete të botës, është e kjartë për cilindo njeri me tru normal, se nëse dikush përdor këtë armë, kjo do të sjellë shkatërimin e gjithë planetit me efektin e kundërveprimit.
    I pari që ka kërcënuar botën perëndimore me goditje atomike, është diktatori komunist kubanez Fidel Kastro që i kërkoi ish Bashkimit sovjetik që ta pajiste me këtë armë për të bërë karshillëk me SHBA.
    I dyti është përsëri një diktator komunist si Kim un Jongu i Koresë së Veriut që kërcënoi SHBA se ka në zotërim raketa balistike me mbushje bërthamore që do të shkonin deri në Washington.
    I treti është ish oficeri agjent i KGB-së komuniste ruse, Putini, që kërcënon vendet e NATO-s me armë bërthamore.
    Pra pikërisht komunistët që predikojnë komunizmin botëror si parajsën e planetit, bëjnë thirrje për luftën bërthamore që do të ishte e barabartë me përplasjen e ndonjë komete të madhe me planetin tonë., duke e bërë të pa banueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *