• |
ide | kryesore

Sfiduan luftanijen ruse, rojet e Ishullit të Gjarprit janë gjallë

-Instant, Lajme, Planet



Ndonëse presidenti Volodymir Zelensky i shpalli heronj pas vdekjes, marina ukrainase ka njoftuar se 13 rojet ushtarake të Ishullit të Gjarprit që sfiduan luftanijen ruse në ditën e parë të pushtimit, janë ende gjallë.

Shkoni në djall”, u dëgjuan të thonë rojet ukrainase kur pala tjetër u kërkoi të ulnin armët e të dorëzoheshin.

Rusia qe shprehur se trupat e ishullit ishin dorëzuar, ndërsa presidenti pohoi se kishin vdekur dhe i bëri nderimet më të lartë për guximin e treguar.

Vëllezërit tanë janë shëndoshë e mirë”, konfirmuan në Facebook forcat detare ukrainase. Sipas tyre, ushtarët luftuan me trimëri dhe zbrapsën sulmet e pushtuesve rusë, por nuk arritën dot ta vazhdonin betejën për shkak se mbetën pa municione. Mësohet se rusët kanë shkatërruar krejtësisht infrastrukturën e ishullit, duke përfshirë farin e tij, kullat, antenat dhe të gjitha linjat e komunikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *