• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim të shpejtë në NATO është ideja e lobistëve të BE-së dhe SHBA-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagoi ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO duke thënë se kjo nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, por e lobistëve të tyre nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian.

“Kërkesa e Kosovës për përshpejtimin e integrimit të saj në NATO është një ide e lobistëve të BE-së dhe SHBA-së, që synon t’u bëjë presion anëtarëve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën, për ta bërë këtë”, shprehet presidenti serb Vuçiç.

Vuçiç shton se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Spanja do të çonte në rritjen e presionit ekstrem ndaj Serbisë, që edhe ajo ta ndërmarrë këtë hap. Megjithatë, në deklaratën e tij, presidenti serb është zotuar sërish se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, pavarësisht dialogut të vazhdueshëm që po zhvillon me të që nga viti 2011.

“Pavarësisht të gjitha presioneve dhe shantazheve, pavarësisht se çfarë mendon kushdo, Serbia do ta ruajë integritetin e saj territorial”, tha Vuçiç.

Të dielën, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, kërkoi anëtarësimin e përshpejtuar në NATO dhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në territorin e saj pas pushtimit rus të Ukrainës. Përveç kësaj, Mehaj bëri thirrje që vendet, të cilat ende nuk e kanë bërë, të njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë një bazë ushtarake në Kosovë në Kampin Bondsteel, i cili është nën komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Për më tepër, SHBA ka aktualisht 635 ushtarë të angazhuar në vend.

Kujtojmë se më 25 shkurt, Kosova iu bashkua BE-së në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Po ashtu, zyrtarë të Kosovës kanë ngritur alarmin se kriza në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor përmes Serbisë, aleatit kryesor të Rusisë në rajon. Së bashku me Bjellorusinë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që refuzon të dënojë pushtimin rus të Ukrainës ose të vendosë sanksione, pavarësisht pritshmërive që ka si një vend kandidat për në BE. ©Lapsi.al

 



3 Comments

  1. Ai luftoi me mullinjtë e erës, deklaronte se “në gjithë vendin janë mbi 3 milion bunkerë” kur në fakt nuk ishin as 70 mijë, dhe u bëri thirrje shqiptarëve “shkatërroni gjithçka që i përket asaj kohe”. Një makabritet, një tmerr i padëgjuar. Dinamit, matrapik, dhe deri bomba janë përdorur për shkatërrimin e tyre, por ishte e kotë, pasi cilësisht ato ishin perfekte, pikërisht për raste lufte. Por Sali Berisha, kishte një mision, dhe nuk mund të ndalej. Duhej të shkatërronte nga themelet, sistemin e fortifikimit, ushtrinë, bazat, tunelet, duhej shitur armatimi, municioni, duheshin shitur për skrap anijet ushtarake, flota detare, duheshin shitur topat, avionët, (ku disa prej atyre që ne kishim po i përdor akoma Ukraina sot), duheshin shembur pikat fortifikuese në zonat kufitare, dhe gjithçka të kthehej në zero.

  2. E shikoni vllan e mini sheng te shqipris mos harroni eshte klyshi i milloshevicit pleqet e mocem thoshin uij fle hasmi nuk fle dhe baruti duhet te jet gjithmon i that.

    1. @ i pa emer 13:21
      Ishte rraca juaj e qelbur komuniste fare hislli
      Që vodhet e shkaterruat gjithçka
      Nga hundët ju dalçin
      Mos befshi hajer kurrë .
      Që e bete këtë vend si shkretëtirë.
      Jeni të gjithë një m
      Njëri i dha armet ti shkrinte
      Tjetri i dha lejet të ndërtonte
      Shko tani po pate bythe bli nji katror 1500-2000 €.
      Mos i gezofshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *