• |
ide | kryesore

Haga nis hetimet për krime lufte të Rusisë në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Ai shkroi se në një “ekzaminim paraprak i situatës në Ukrainë nga zyra e tij kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se ishin kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme”.

Kryeprokurori tha se ai synonte të kërkonte autorizim nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por një padi nga Mbretëria e Bashkuar dhe 38 vende të tjera në gjykatë do të thotë se ai tani synon të nisë hetimin menjëherë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *