• |
ide | kryesore

Kamëz, policia shkon t’i marrë babain, vajza godet me thikë efektivin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçare e cila godit me mjet prerës një punonjës policie.

Policia ka shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t’i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, por vajza e tij Sh.Gj ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç. 

Policia njofton se “bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.”

Punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

©LAPSI.al



2 Comments

  1. identik me rastin usa/rusi, ku usa shkel te drejtat e rusise duke provokuar me nato-n, per te vene me pas tellallin olele sulmoi rusia ukrainen

    edhe makina shteterore e bythqir rames neperkemb te drejtat e njeriut pastaj te arreston kur robt revoltohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *