• |
ide | kryesore

Bombarduan centralin bërthamor, Rusia përpiqet të “shfajësohet” dhe e cilëson zjarrin provokim të Kievit

-Instant, Lajme, Planet



Rusia i ka konsideruar provokim të Kievit luftimet pranë centralit bërthamor në Zaporizhzhia. Në një konferencë video, zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se ukrainasit i vunë qëllimisht zjarrin ndërtesës. Sipas tij forcat ruse morën qytetin Enerhodar, centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe territorin pranë tij. Konashenkov pretendoi se stafi teknik i uzinës vazhdoi punën në objektet, por forcat ukrainase tentuan një “provokim monstruoz” në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. Ai shtoi se brigadat e zjarrfikësve mbërritën në ndërtesë dhe e shuan zjarrin.

“Më 4 mars, rreth orës 02:00, ndërsa patrullonte një zonë të mbrojtur ngjitur me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, një patrullë e lëvizshme e Gardës Ruse u sulmua nga një grup sabotues ukrainas. Zjarri nga armët u përhap nga dritaret e disa kateve të kompleksit stërvitor që ndodhet jashtë termocentralit”, tha Konashenkov.

Nga ana tjetër, Ukraina raporojnë se forcat ruse i vunë flakët një objekti 5-katësh në orët e para të mëngjesit, një javë pas pushtimit të Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *