• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Pse më e keqja nuk ka ardhur akoma

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vladimir Putin i tha dje Emanuel Makronit se refuzimi i Kievit për të pranuar kushtet e Rusisë do të thotë se Rusia do të vazhdojë luftën në Ukrainë. Këtë sqarim e bëri Pallati Elize, duke shtuar: “Ne presim që më e keqja nuk ka ardhur ende”. 

Ndërsa numri i refugjatëve që ikën nga konflikti kaloi 1 milion dhe forcat ruse, të mbështetura nga bombardime të rënda, përparuan në qytete dhe portet kryesore në jug dhe lindje, presidenti rus tha në një telefonatë 90-minutëshe me homologun e tij francez se ishte “i përgatitur për të shkuar deri në fund”. 

Putin deklaroi se Moska synonte të merrte “kontrollin e plotë” të vendit me mjete diplomatike ose ushtarake dhe përsëriti se objektivi i tij ishte ajo që ai pretendonte se ishte “neutralizimi, demilitarizimi dhe denazifikimi” i Ukrainës.

Sipas zbardhjes së bisedës së gjatë telefonike nga Pallati Elize, Makron ishte përgjigjur se Putini po bënte një “gabim të madh” që do t’i kushtonte shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë. “Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin për të na qetësuar”, tha një zyrtar i pallatit presidencial francez, duke shtuar se Makron i kishte thënë Putinit se po “gënjente veten”. 

Ndërsa bisedimet mes negociatorëve rusë dhe ukrainas filluan mbrëmë në darkë, udhëheqësi rus tha veçmas se pushtimi, të cilin Rusia vazhdon ta quajë “operacion special ushtarak”, po shkonte sipas planit dhe vlerësoi ushtarët rusë si heronj. “Të gjitha detyrat që janë vendosur janë duke u zgjidhur me sukses”, u shpreh Putin.

Presidenti i Rusisë deklaroi në një fjalim televiziv se avancimi i Moskës po përparonte, edhe pse trupat e tij duket se kishin bërë një avancim më të ngadaltë nga sa parashikonin shumë ekspertë. “Dua të them se operacioni special ushtarak po shkon rreptësisht sipas planit,” tha Putin, duke nisur një takim me këshillin e tij të sigurisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë zërat se qeveria, e përballur me dënimin ndërkombëtar dhe thellimin e izolimit ekonomik, ishte gati të fuste ligjin ushtarak, i cili do të përfshinte kontrolle kufitare dhe censurë ushtarake. Sipas Peskov, këto raporte, të cilat kanë shkaktuar një eksod në shkallë të vogël, ishin mashtrime.

Ndërkohë, forcat e Putinit po luftonin për të kontrolluar disa qytete jugore, duke përfshirë Enerhodarin, vendin e centralit bërthamor më të madh në Evropë, si pjesë e asaj që duket të jetë një plan për të shkëputur Ukrainën nga deti. Kjo do të rrënonte ekonominë e Ukrainsës. Por kjo ndërhyrje ushtarake në jug gjithashtu krijon një korridor tokësor që shtrihet nga Rusia në perëndim, në Rumani.

Guvernatori rajonal i qytetit të madh ukrainas, Kherson, në Detin e Zi, sqaroi të enjten se ushtarët rusë kishin pushtuar ndërtesën e administratës rajonale, pasi kryebashkiaku i qytetit përfundimisht pranoi kapitullimin, duke thënë se ushtarët rusë kishin de fakto kontrollin e ndërtesës së këshillit lokal.

“Unë nuk u kam bërë asnjë premtim atyre … Thjesht i kam kërkuar që të mos qëllojnë njerëzit,” tha guvernatori Ihor Kolykhaiev. Kapja e Khersonit, e vendosur strategjikisht në grykëderdhjen e lumit Dnieper, shënon qendrën e parë urbane të rëndësishme që bie në duart e Rusisë, që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Mariupol, qyteti port i madh në detin Azov, gjithashtu raportohet se është i rrethuar dhe pa dritë, ujë ose ngrohje. Këshilli i qytetit tha se bombardimet kishin qenë të pamëshirshme dhe se trupat ruse po krijonin një “katastrofë humanitare” duke u përpjekur të parandalonin largimin e civilëve.

“Ata po thyejnë furnizimet ushqimore, duke na vendosur në një bllokadë. Qëllimisht, për shtatë ditë, ata kanë shkatërruar infrastrukturën kritike. Ky është gjenocid i popullit ukrainas.” – u shpreh Këshilli i qytetit Mariupol.

Banorët e Odesës, qyteti port më i madh i vendit, me peshë jetike në ekonominë e Ukrainës, po përgatiteshin gjithashtu për ta mbrojtur atë mes paralajmërimeve për një zbarkim të afërt rus në det. Sulmet ajrore në qytet janë shumëfishuar dhe një kolonë detare ruse me të paktën tetë anije u pa në brigje.

Negociatorët ukrainas të cilët takuan një delegacion rus për bisedime të enjten me objektivin e sigurimit të një armëpushimi të menjëhershëm thanë se të dy palët kishin rënë dakord të mbanin një raund të tretë bisedimesh së shpejti dhe arritën një mirëkuptim për sigurimin e përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

“Jo kudo, por në ato vende ku do të vendosen vetë korridoret humanitare, do të jetë e mundur të pushohet zjarri për kohëzgjatjen e evakuimit,” tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski , paralajmëroi se nëse perëndimi nuk rrit ndihmën ushtarake, Rusia do të avanconte në pjesën tjetër të Evropës.

“Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, atëherë më jepni aeroplanë! Nëse nuk jemi më, atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.” – ishte deklarata që bëri Zenelskiy. Një parashikim orguzi që bëri xhiron e botës brenda pak minutave.

Zelenski i bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta Putinit, duke thënë se kjo ishte “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“[Ukraina] nuk po sulmon Rusinë… Çfarë dëshironi nga ne? Lëre tokën tonë.” – shtoi Presidenti ukrainas.

Zelenski nuk ka lëvizur në qëndrimin e tij se ukrainasit do ta mbrojnë vendin e tyre dhe se Rusia nuk do të triumfojë dot. Në një video-komunikim të mëparshëm, Presidenti tha se linjat mbrojtëse të vendit të tij po mbanin dhe vlerësoi rezistencën e kombit.

Bombardime të rënda u raportuan përsëri në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, një qytet me 1.5 milionë banorë ku shërbimet e urgjencës thanë se 34 civilë ishin vrarë në 24 orët e fundit. Një universitet dhe një spital u goditën dhe pamjet televizive treguan një shkretëtirë në qendër të qytetit me ndërtesa të rrënuara dhe mbeturina.

Megjithatë, sipas ministrisë së mbrojtjes së Britanisë së Madhe, përparimi i Rusisë në kryeqytet kishte bërë pak përparim. “Trupi kryesor i kolonës së madhe ruse që përparon në Kiev mbetet mbi 30 km (19 milje) nga qendra, pasi është vonuar nga rezistenca e palëkundur ukrainase, prishja mekanike dhe mbingarkimi,” thoshte ministria e Mbrojtjes britanike.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se situata në kryeqytet ishte “e vështirë, por nën kontroll”, duke shtuar se nuk kishte viktima gjatë natës dhe se shpërthimet e dëgjuara gjatë natës ishin mbrojtjet ajrore ukrainase që godasin raketat ruse në hyrje.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka konfirmuar vdekjen e 227 civilëve dhe 525 të plagosur gjatë luftimeve, por tha se numri aktual do të ishte tashmë shumë më i lartë. Ukraina ka thënë se të paktën 350 civilë kanë vdekur dhe më shumë se 2000 janë plagosur.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se numri i njerëzve që ikën nga vendi kishte tejkaluar 1 milion deri të enjten herët në mëngjes, pra rreth 2% e popullsisë së Ukrainës prej 44 milionë banorësh, duke shtuar se me këtë shkallë eksodi mund ta bëjë vendin burimin e krizës më të madhe të refugjatëve të këtij shekulli.

Sulmi rus ka sjellë në një breshëri sanksionesh ndërkombëtare që e kanë zhytur ekonominë e Rusisë në kaos dhe izolim gjithnjë e në thellim. Rubla vazhdon renien rekord, pasi agjencitë e vlerësimit të kredisë, Fitch dhe Moody’s, ulën borxhin sovran të Rusisë në statusin “junk“. Kjo në shqip do të thotë “plehrë”. 

Lapsi.al shpjegon se ky vlerësim nga prestigjozët Fitch dhe Moody’s do të thotë se Rusia mund të mos ketë para të shlyejë borxhin. Shkurtimisht, është një vlerësim shumë i keq për një shtet.

Sipas një estimimi të The Guardian, rreth 80% e aktiveve të bankave ruse, dhe gjysma e rezervave të bankës qendrore, janë kthyer në të palëvizshme, falë bllokadës perëndimore.

Franca sekuestroi ditën e djeshme superjahtin “Amore Vero” të oligarkut rus të energjisë Rosfent, Igor Sechi, afër Marsejës.

Ndërsa autoritetet gjermane raportohet se kanë sekuestruar superjahtin “Dilbar” që i përket oligarkut rus Alisher Usmanov. Sipas një metrike, asaj të volumit të brendshëm, jahti “Dilbar” është më i madhi në botë. Usmanov mendohet të ketë paguar nga 600 milionë dollarë, deri në 1 miliard dollarë për ndërtimin e kësaj kryevepre detare.

Shtëpia e Bardhë vendosi sanksione shtesë ndaj më shumë oligarkëve rusë, duke përfshirë biznesmenët miliarderë Boris dhe Arkady Rotenberg dhe Alishar Usmanovin e “Dilbarit”, një nga aleatët më të ngushtë të Putinit, si dhe Peskov, zëdhënësin e Kremlinit. SHBA vendosi gjithashtu ndalimin e vizave për 19 oligarkë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Këta individë dhe anëtarët e familjeve të tyre do të shkëputen nga sistemi financiar amerikan; asetet e tyre në SHBA do të ngrihen dhe pronat e tyre do të bllokohen nga përdorimi, tha Shtëpia e Bardhë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka hapur një hetim për krime të mundshme lufte pasi një numër i paprecedentë vendesh e mbështetën hetimin. Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tha se ai do të fillonte punën sa më shpejt të ishte e mundur, për të kërkuar krime të mundshme kundër njerëzimit ose gjenocid të kryera në Ukrainë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 



12 Comments

    1. Zelenski i bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta Putinit, duke thënë se kjo ishte “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

      kush eshte zelenskii i her ???

      dihet qe jane amerikanet mbrapa,

      zelenskinje cope komedian qe u gdhi presidnet

      nje kurvicke e blere me leke, qe coi vendin e tij ne gjakderdhje dhe shkaterrim

      ka marre noi dor leke dhe garani

      perballja e ukraines nuk eshte e ukraines eshte e atyre amerikane qe financuar 8 vjet zelenskin

      kostot i paguan evropa, nga te gjite anet ekonomike, energjitike, refugjae, ndihme, ustarake etj, ruset dobesohen nga lufa dhe sanksionet, ukraia vritet dhe shkaterrohet

      e gjitha kjo sepse dukhet krijuar nje vater konflikti me rusine , ska lidhje me naton, amerika ska per te bere lufte me rusine per ukrainen e as per asnje vend tjeter ne europe qe eshte ne nato stoni poloni rumani e vari karin me rradhe e gjiteh vendeve qe skane pike fuqie dhe peshe ushtarake dhe ekonomike , pra asgje me vlere per ameriken pervecse si gure shahu ne perballjen e vazhdueshme me rusine

      amerika ka per ti perdorur per te dobesuar rusine te gjithe

      na i kursenipallavrat per naton, demokracine, zgjedhjet e lira, fjlaen e lire , lirine , pavaresine

      pro amerikane vertete jemi orte jemi te sinqeerte me veten mos te na beje media budallenj apote dale edi rama si global me xhacken, jemi komplet vari karin, por te pakten te mos jemi budallenj
      kjo rruge con ne varesi totale, varferrim , skllaveri moderne, boa ka nevoje per ekuilibrajo per qeveri globale me qender ne uashington

      nga internacionalja komunite me qender ne moske po snderrohemi ne globalizem meqender ne washigton

      cheks and balances

      1. o kar po te mos ishte SHBA rusia do ta kishte pushtur Europ;n qe ne vitet 60

        Ti duhet te jesh ose i paguar ose kounist

        sherbimet e fshehta duhet te meren me karat si ti

        1. ishte BRSS dhe pakti i varshaves kunder usa dhe natos. nato kshta nja 20 vene me pak.

          atehere zotrote qe thua ti shumica e atyre siti te fuges mu ne bythe kane duartrokitur me duart gjak Kimeten e ambasades sovjetike, dmth babi jot se ti je lepurush, smerr vesh .

          juve keni problem demokracine, nul lejoni mendim kunder edhe kur qendrrimi eshte pro amerikes

          jeni fiks si globalistet neokomuniste ne amerike , BLM, ANTIFA, e qidra ojq te financuar nga te bardhe super te pasur qe njesoj si derrat e ferrmes se kafsheve jane me te BARABARTE SE TE TJERET

          gjithesesi me behet qejfi qe e ke qejf naften 2 mije leke litri, energjine nga 100mjeekne muaj ne 150 mije shume shpejt, driterat dhe cdoo artikull tjeter e ka per tu rritursi pasoje e kesaj lufte idiote nga e cila te gjithe humbin pervec te pasurve ne amerike dhe ne kine, oportunitet i madh , do shitet me miliarda m3 gaz, nafte, me miliarda drithera omgj,me miliarda arme dhe pajisje ushtarake

          te fala sandrit dhe fajin e ka saliu edhe per luften ne ukraine se na futi ne nato dhe ndertoi TAP

          behu me ameriken e vlerave dhe jo te lobeve globaliste lufte dashese

  1. Ore, na nxirrni Ramen, jo Putinin… 🙂

    Me mediat e kam…

  2. Putin nuk do pranojë kurrë të zbythet nga Ukraina. Më përpara e djeg atë sesa të dorëzohet.

    Liderët e dobët perëndimore janë shkaktarët kryesorë të kësaj katastrofe. Nga njëra anë varen totalisht nga gazi dhe nafta Ruse e nga ana tjetër i japin shpresa boshe Ukrainës se do e fusin në BE dhe NATO duke u’a zgjatur agoninë.
    Ukraina duhej të kishte synuar neutralitetin si Finlanda, pasi dihej që Rusia nuk do e toleronte kurrë që NATO të afrohej në dyert e saj.

    Sa për ofensivën Ruse, nxori në pah se nuk është aq e fortë sa duket, kryen gabime e gafa strategjike si dhe i dërguan trupat të papërgatitura për luftë.
    Pavarësisht kësaj në kushte normale me territorin e madh të Ukrainës dhe ndihmat ushtarakë që merr do u duhet ditë e javë të tëra për ta pushtuar, edhe pse mendoj që kjo është pjesë e strategjisë së Putinit për ta zvarritur e zgjatur luftën me qëllim për të përmbytur Europën me refugjatë dhe njëkohësisht për ta boshatisur vendin nga opozitarët e të pakënaqurit me të duke e bërë më lehtësisht të menaxhueshëm pushtimin e saj.

  3. E keni gabim,te gjithe,sepse,sic ka thene,madje jo vetem nje here,specialisti i “shkelqyer”i sigurise Kulla,se Rusia nuk do e sulmoje Ukrahinen,por ben “gjasme”sa per t’a friksuar.Kulla,sic po duket,do e quaj sulmim,vetem rastin kur Rusia t’a pushtoje komplet Ukrahinen.Kulla.kryespecialisti i sigurise.bashke me Kullat e tjere,analista ,opinionista e gazetare,qe nuk dine te flasin,e pale te shkruajne ,normal gjuhen shqipe,e kane mendjen te sigurojne bisneset e tyre.A ju kujtohet Kulla,kur dilte,vite me pare, tek “Zone e lire” e Canit,bashke me K.Myftarajn,si ka qene?Nje djale i holle,teper elegant,ndersa shikojeni sot,i eshte bere qafa (sepse e ka patur te siguruar),si e demit te rraces.

    1. Kështu po ndodh dhe me një pjesë të politikanëve shqiptarë, të cilët janë në “garë” me njëri tjetrin, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, për të kërkuar rezolutë pas rezolute në Kuvendin e Shqipërisë që dënon këtë agresion, anipse qeveria shqiptare i ka përfaqësuar të gjithë teksa ka formuluar, paraqitur, mbrojtur dhe marrë votat maksimale për një rezolutë në OKB.

      Me sa duket kanë ndjerë rezikun e zerimit të këtyre parave të depozituara në bankat ruse apo të lidhura me to, për shkak të sanksioneve por dhe dizbalancimit monetar dhe ekonomik në Moskë

  4. Hahaha, nuk jane te dobet Liderët perëndimore jo, por jane njerez te keqinj (nese mund ti quajme njerez).
    Sipas mendimit tim ka dy mundesi:
    1. Putini eshte cmendur dhe Perendimi po i hap rruge se ka frike nga nje Lufte Berthamore (ka shume pak gjasa te jete keshtu).
    2. Perendimi ka bere marveshje me Rusine per pushtimin e Ukraines dhe per te ndare pasurite saj.

    Une besoj 98% eshte kjo e dyta. Si pasoje e luftes ne Ukraine, Europa perfiton shume rrefugjat te shkolluar, kualifikuar dhe mbi te gjitha te bardhe me kultute perendimore, te cilet nga halli do te jene gati te punojne per nje cope buke. Nga ana tjeter Rusia do aneksoi Ukrainen dhe gjysmen e resurseve te saj do ja japi Perendimit.
    Nga cfar kam lexuar kohet e fundit eshte e pa mundur qe sherbimet sekrete mos ta dinin plani per pushtimin e Ukraines, dhe cfar bene, asgje, nuk i derguan asnje armatim atyre dhe po i lene te luftojne tanqet Ruse me Molotov. Te gjithe premtojne do i japim kte do i japim ate, por deri tani i kane cuar vetem armatime simbolike, cfar presin, qe Rusia ta pushtoj totalisht ate???
    Te mos flasim pastaj per sanksionet, pasi eshte e pa imagjinushme te mendosh qe Irani qe nuk i ka ra kujt ne qaf keto 100 vitet e fundit ka sanksione shume me te ashpra se Rusia e cila po pushton nje vend demokratik ne zemer te Europes, dhe po bombardon qytete me altireri, po bombardon Maternitete, shkolla, kopshte, Kisha etj…

    Ne p.s. shkofte perendimi.

    1. Putini do e mbajë për vete Ukrainen. Nuk do ketë ndarje, prandaj po bën çmos me luftë të tejzgjatur të boshatiset nga ato që mund të jenë kundërshtar të tij, parashikohet deri në 10 milion refugjatë në Europë (skemë e njëjtë e përdorur dhe në Shqipëri për të larguar të pakënaqurit dhe mos rrezikuar partinë në pushtet).
      Kujto dhe Çeçeninë, nga një republikë e bërë hi, është kthyer në më besniken e Putinit dhe Federatës Ruse.

      Perendimi si gjithmonë do hedhi lot krokodili e do bëjë sikur u dhimbsen ukrainasit, madje këto kohë më aktivët janë amerikanët dhe francezët të cilët kanë zgjedhje së shpejti, gjermanët i bënë zgjedhjet në shtator dhe as që po u rruhet fare, madje po i shohin ukrainasit si ngatërrestar pasi u rrezikojnë furnizimin me gaz.

      Vetë Zelenski ka dalë disa herë në publik duke relativizuar dhe zbutur paralajmërimet amerikane, ndërsa taktika që po përdor ushtria Ukrainës është ajo e luftës urbane, nuk asnjë shans nëse del në fush të hapur kundër Rusisë, dhe kjo do përkthehet në numër të lart viktimash dhe dëmesh materiale.

      Nuk ja vlen të merresh me sanksionet pasi Rusia mbijeton mjaft mirë pa to.

      1. Per vete do e mbaje si territor, po resurset e saj do i ndaj me Perendimin, bie fjala Ukrahine prodhon mbi 50% te gazit Neon ne Bote, do i ndajne 50 Rusia, 50 Perendimi, normalisht qe si territor do i ngelet Rusise.
        Ne Ceceni e rrafshoi Groznin duke vrare mbi 500 000 civile i vrau te gjithe kundershtaret.
        Eshte e vertete, ne te Gjermani me shume njerez dalin ne proteste per te drejtat e kafsheve se per te kundershtuar luften, popull shume i lig Gjermani.
        E ke gabim plotesisht gabim, nese Perendimi i ve embargo totale Rusise, atehere ajo kthehet 30 vite pas. Po te marr vetem industrine ajrore ku 50% e avioneve qe perdorin kompanite Ruse jane te Perendimit (i kane mare me qera) dhe 40%-shi tjeter jane prodhim vendas por gjithsesi motorret i kane te Rolls-Royce.

  5. Per disa debila qe bejne si kopetente shifni veten tuaj qe po ju qihet nena nga rama e lerini ukrainasit se ia dalin edhe pa komentet tuaja idiote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *