• |
ide | kryesore

Berisha thumbon Bashën pas deklaratës donkishoteske: Nuk kam humbur asnjë garë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas disa humbjeve të njëpasnjëshme, me këmbënguljen e një “Don Kishoti”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon t’i fshihet realitetit, duke mohuar çdo disfatë deri më tani.

“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur me masakrën zgjedhore”, tha ai pasi u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, duke qenë se po humbiste garën edhe në bashkinë e Shkodrës.

Lexo më tej: “Do jepni dorëheqjen?”/ Basha çudit me përgjigjen: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Komenteve sarkastike në rrjet, iu shtua edhe ai i ish-kryeministrit Berisha, i cili nënvizon se kryetari aktual i PD është i vetmi në planet që nuk pranon humbjen ndërsa renditet i treti.

“I vetmi njeri ne glob qe del i treti dhe deklaron se une nuk kam humbur asnje gare! sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Njelloj si ty o serbi salih qe nuk prano humbjen prej 30 vjetesh sikur e ke nxjerre nga bytha kete birin tend qe ne fund te shtyu per ne humneren e vdekje dhe harreses

  2. Nuk eshte deklarate donkishoteske o Berisha . Keto jane krisma qe do ti degjosh pas nje viti .
    I bie qe edhe pas nje viti do te luftojme kush do dale i dyti ? Dhe kush perfiton e kush humbet ne te vertete ?
    Mos harro nje thenie te madhe : i dyti eshte i pari i humbesve .

  3. Kush tha qe Basha humbi ? , sepse humbja e opozites eshte fitorja e tij, Kete mision ka pasur

    dhe kete mision po e realizon me se miri. Sigurisht eshe shperblimi eshte i majme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *