• |
ide | kryesore

Përfundon numërimi në Shkodër, Spahia: Demokratët që humbën rrugën e kanë derën të hapur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bardh Spahia i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ është zyrtarisht fitues i Bashkisë Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Spahia në një deklaratë për mediat falenderoi të gjithë demokratët e qytetarët e Bashkisë Shkodër për vlerësimin që i kanë dhënë duke e votuar. Mbështetësit e Bashës, të cilët i quajti demokratë që për një moment e kanë humbur rrugën e tyre, iu tha se derën tek ai e kanë të hapur.

Falenderoj aleatët tanë për këtë rrugëtim, aleatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’, të gjithë gazetarët që transmetuan këtë garë elektorale, dhe trupën e jashtëzakonshme të komisinerëve që mbrojtën vullnetin e qytetarëve shkodranë, shtabin tonë elektoral dhe të rinjtë që i dhanë energji kësaj gare elektorale.”-tha Spahia.



7 Comments

  1. Keshtu pra. bashkohuni. e jo te shani ish koleget e vjeter. Jorida Tabaku eshet vlere ne PD. Apo Desada Metaj, se po e shanin edhe ate keto dite.Harruan qe ajo bashke me Alfonsin ishin demokrate te oreve te para. Me te shara, sdo vini kurre ne pushtet. Behuni bashke, se ndryshe nuk ia dilet me Edin. Luli patjeter qe te japi doreheqje nderkohe Sala te gjej nje njeri te besueshem te tij por qe thith vota, por jo te kandidoje vete.

  2. Doktori ndoqi instiktin, jo logjikën. I besoi zemëratës, jo llogarive. Përkundër asaj që ka bërë gjithë jetën, në këtë rast ai e la llogoren, e çfarë llogoreje: la partinë që kishte themeluar, për t’u endur kafeve rrotull selisë, në pritje që Luli të mërzitet duke ndërruar bravat e dyerve.

  3. Shkodra mbetet Shkoder, zjarri i lirise qe nuk shuhet kurre, shpirti i rezistenses dhe simbol i qendreses.

    Fitorja e Shkodres eshte fitorja e Shqiperise, eshte fitorja e cdo shqiptari te ndershem e patriot.

    Shkodra eshte Stalingradi i Shqiperise. Te perulem me respekt Shkoder.

  4. Ne 1946 ne Shqiperi vritej mesuesi i fillores Ndrec Ndue Gjoka
    Ne 2021 digjet shkolla fillore.

    Ne 1946 reaksioni perfundon ne plumb, ndersa ne 2022 zgjidhet kryetar bashkije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *