• |
ide | kryesore

Alizoti: Basha si i dehuri që thotë “nuk kam pirë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti tha se kryetari Lulzim Basha po bën gjithçka që t’i shpëtojë përgjegjësisë pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit. Ai tha se deputetët duhet të largohen urgjentisht prej tij.

“Çfarë po bën Lul Basha sot? Mbledh disa njerëz në seli dhe thotë kemi fituar, kur ka humbur në të vërtetë. Ky është në një situatë psiqike se nuk ka asnjë mundësi tjetër.

Po. Ose është psiqik, ose bën vetë sikur është për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Deputetët duhet të distancohen urgjentisht prej tij. Basha nuk pranon votën, nuk pranon ri-votimin. Nuk pranon votë-besimin, ç’është ky njeri kështu?” – tha Alizoti në Opinion.

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi.

Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta? Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarta “Parti – Enver” për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, – tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai.

Ne jemi në një krizë iracionale. Rrotullohemi gjithë kohës dhe nuk e shpjegojmë dot. Jemi në një fazë të marrësh, si ai që ka pirë 2 kg raki dhe thotë: “Nuk kam pirë raki”, – u shpreh Alizoti.



5 Comments

  1. SI KA MUNDESI QE AKUZOJNE SALIUN PER MENTALITET TE VJETER DHE
    E MBAJNE VETEN SI DEMOKRATE DHE TE PERPARUAR DHE NUK DINE TE JAPIN DOREHEQJE?
    DICKA NUK SHKON KETU!! !!!

  2. Po dihet ajo ça nuk shkon. Eshte peng i pazareve personale. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe pas 9 vitesh kryetar pa asnje fitore. Per humbjen e 25 prillit dhe kete te bashkive akuzon Berishen, njesoj si si Rama qe per çdo deshtim te tijin, fajin e ka Berisha.

  3. Dini gje ju se me ke eshte ky Alizoti? Se para do kohesh i lepihej Berishes, tani po shan Berishen dhe Bashen! Meqe jemi te dorheqja ky perse nuk jep dorheqjen si deputet e te kandidoje per kryetar partie? Pazar, dhe vetem pazar!

  4. Në emisionin e mbrënmshëm të Fevziut, u arrit kungullzioni se e keqja e madhe Shqipërisë nuk i paskej ardhur nga Rama, po nga Basha.
    Paskej qenë Basha ai që kanabizoi gjithë Shqipërinë.
    Paskej qenë ai në qeverisje e ministrate tij i vidhën shqiptarëve qindra milionë euro me PPP e koncesionet korruptive të rrugëve.
    Paskej qenë ai që në bashkëpunim me bandat mafioze të trafikut të drogës ka bërë masakrat zgjedhore në këto 9 vite duke qenë në opozitë.
    Paskej qenë “Luli” ai që riorganizoi sistemin sigurims të patronazhistëve.
    Paskej qenë “Luli” që vajti në Dubai të hajë byftekë me 300 euro copa , për të ndërtuar portin “më të madh në Mesdhe” të skafeve në Durrës në marëveshje me një biznesmen arab që mori përsipër ndërtimin e këtij porti.
    Paskej qenë “Luli” ai që kishte kurdisur skandalin e vjedhjes së 430 milion eurove nga taksat e shqiptarëve, për ndërtimin e inceberatorëve.
    Paskan qenë kryetarët e bashkive të Lulit e ministrat e mbrendshëm të tij, që u zbuluan që kanë të kaluar e të tashme kriminale.
    Paskej pasur të drejtë “populli shqiptar” që zgjodhi për kryetarë bashkie në katër qytete të Shqipërisë, ku ishin kapur me presh në duar për korrupsion e imoralitet , që nga “non grata” Gjushi e Doshi e deri tek Kajmaku i pastër i Vorës, që paskëshin qenë “emërtuar” nga Luli.
    E paskërka pasur fajin SHBA e jo Putini që po masakrohet populli ukrainas, pasi bëri gabimin ta cilësojë Berishën si non grata.
    Në Shqipëri për tu rithemeluar sistemi demokratik, duheshken zgjedhur për liderë 80 vjeçarët që kanë qeverisur për 30 vite , e jo politikani më i ri prej tyre që nuk ka qeverisur asnjëherë e që janë arsimuar e formuar në Europën perëndimore.
    Duke dëgjuar mbrëmë diskursin në panelin që kishte thirrur Fevziu, po mendoja se të gjithë këta, po të mos kishte qenë SHBA, nuk do të kishin pasur “fatin” që të flasin shqip, por turqisht, serbisht apo greqisht.
    LULI paskej bërë krimin e madh që ju bind tërkesës së SHBA e jo të Putinit

  5. Dalin ne skene,por hapur fare,shume sorrosjane (qe ne origjinen e tyre,ne kete sekt)Nje nga me te kamufluarit,Sejamini (nese quhet sakte keshtu,)nuk na cuditi fare tek emisioni i Krastes,qe jo vetem nje here,theksonte me ngulm,qe nuk ka rendesi doreheqja e Bashes,sepse bla-bla-bla,por duhet nje organizim i ri me …..por Basha,medoemos-sipas ketij analisti sorrosian,duhej t’a drejtonte kete riorganizim,sepse jo vetem Basha,por ….jo se Basha,…..por edhe Berisha,nuk dudhet te dale ne balle te pales tjeter,e aq me pak,ne krye te PD.Pra ky Semijamini,po verteton kryekeput,analizen e nje ish sorrosiani te oreve te para,por qe shpejt,e kuptoi qellimin e asaj “shoqate”dhe u largua.Ai e ka deklaruar,me kohe se Basha,eshte deleguar prej Sorrosit (prej te cilit ka marre edhe bursen e studimit,per vete dhe te shoqen),si “agjent special”,ne Partine e Berishes,me anen e KOP-it,per te shkaterruar ate Parti,dhe per te hapur cdo shteg,qe rilindja te marre gjithe pushtetet.Dhe ja ka arritur qellimit,prandaj edhe Semijamini,insiston,qe Basha,nuk ka aresye te largohet,se i duhet (vetem Sorrosit,per te mbijetuar Rama),partise demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *