• |
ide | kryesore

Tjetër deputet kundër Bashës: Xhaferraj: Kryetari të dorëhiqet!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj është një prej atyre emrave që ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Në një shënim në Facebook, Xhaferraj thekson se alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë dhe as nga elektorati gri.

“Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre”, shkruan ai.

Sipas tij, themelet e një opozite të vërtetë, siç e meritojnë demokratët dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit.

Ai thekson se grupi parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë, por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.

Ferdinand Xhaferraj: Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashes nga posti I Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri. Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, siç e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.



3 Comments

  1. Duhej te ishte zhduk, qe ne 2017.
    Po nese iken LYLI dhe e zvendesojm me berishen. Kemi ber nje vrim ne uj.

  2. Sikur te ikësh edhe ti Xhaferraj bashke me Bashën e kompani, mirë do bëni. Jeni bërë të gjithë juve të neveritshëm.

  3. Ky eshte per vete nje zorraxhi. Der dje kur luli humbi zgjedhjet e sdha doreheqjen su ndje laskari meqe luli e vuri deputete sot i erdhi zeri zhabes.

    Kto duhen zhduk te gjithe pa perjashtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *