• |
ide | kryesore

48 orë kohë/ Ukraina i kërkon Rusisë armëpushim për të riparuar dëmin në Çernobil

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet e një linje elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se ndërprerja e energjisë mund të shkaktojë rrjedhje rrezatimi.

Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.

Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes.

“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha zoti Kuleba në Twitter.

Nuk është ende i qartë shkaku i dëmtimit të linjës së energjisë që furnizon Çernobilin, por kjo ndodh në një kohë kur vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës. Centrali është nën kontrollin e trupave ruse që nga java e kaluar.

Operatori ukrainas i rrjetit tha se pa energji, “parametrat e sigurisë bërthamore dhe rrezatimit” nuk mund të kontrollohen.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha në një deklaratë se humbja e energjisë në central nuk ka ndonjë ndikim kritik mbi sigurinë.

“Vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilit është i mjaftueshëm për ftohje”, tha agjencia e OKB-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *