• |
ide | kryesore

Kur do të publikohet sezoni i 6-të i Peaky Blinders

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe pse të gjithë ndjekësit e serialit të njohur “Peaky Blinders”kanë pritur për më shumë se dy vjet për episodet e reja në kanalin e ‘Netflix Original’, pritja e tyre do të zgjasë pak më gjatë.
Drama e krimit është një nga ato shfaqjet e ndërlikuara të ‘Netflix’ që transmetohen në më shumë se një vend, kështu që ndërsa sezoni 6 i serialit është publikuar për herë të parë si premierë më 27 shkurt në ‘BBC One’, ai nuk do të jetë në Netflix në mars 2022 sisç ishte caktuar.

Sezoni i 6 dhe i fundit i serialit do të shfaqet në transmetim më 10 qershor. Duke marrë parasysh se sezoni i pestë përfundoi me Tommy-n të torturuar nga shpirti i Grace dhe në prag të vetëvrasjes, nuk është çudi që fansat janë të etur të shohin se çfarë do të ndodhë më pas.
“Unë mendoj se ky është kulmi i serialit që shpresojmë të përmirësohet nga sezoni i kaluar dhe që do ta bëjë këtë më të fundit, më të pasurin dhe më të thellin që mundemi, pjesërisht për shkak të të gjitha kufizimeve pandemike që ndodhin në botë dhe natyrisht, humbja vërtet e trishtueshme e Helen Mçrory-t”, tha Murphy për Variety, i cili gjithashtu bashkëprodhoi sezonet 5 dhe 6.
“Mendoj se jemi të vendosur ta bëjmë këtë një serial të veçantë dhe kemi qenë më të përkushtuar dhe kemi punuar shumë. Mendoj se fansat do të jenë të kënaqur! Unë mendoj se i gjithë seriali është me të vërtetë për hir të saj dhe për ta nderuar atë,” vazhdoi regjisori.
“Prania e saj dhe prania e personazhit që ka luajtur ndihen ende shumë në serial dhe është kudo pjesë e rrugëtimit të Tommy-t në sezon. Do të jetë ndryshe pa të, e dini. Thjesht nuk do të jetë njësoj. Kam folur se sa fenomenale ishte ajo si aktore dhe si person dhe është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e aktrimit dhe jo vetëm për shfaqjen tonë. Janë gjithmonë në mendjen time bashkëshorti i saj Damian Leëis dhe fëmijët. Shpresoj vetëm që shfaqja do të jetë në përputhje me kujtimin e saj dhe kujtimin tonë për të.”- përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *