• |
ide | kryesore

Aktorja australiane, gishtin e mesit për presidentin Putin

-Instant, Paparazzi, Slider



Rebel Wilson ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë vjetore të BAFTA Awards.

Putin është përballur me kritika intensive javët e fundit për pushtimin e Ukrainës. Mijëra njerëz mendohet se janë vrarë deri më tani në luftime dhe agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se 2.6 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga 24 shkurti.

Në një moment, kur shpjegoi sesi performanca e këngëtares Emilia Jones do të shoqërohej nga dy përkthyes të gjuhës së shenjave dhe dallimet mes tyre, Wilson tha: “për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin” përpara se të nxirrte gishtin e mesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *