• |
ide | kryesore

Kim Kardashian reagon pas akuzave të Kanye: Të lutem ndalo së gënjyeri

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashiani i kërkoi së fundmi Kanye West të ndalojë së gënjyeri se ajo nuk e lejon atë të shohë katër fëmijët e tyre.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë,” komentoi themeluesja e KKW Beauty në postimin e fundit të tij.Kardashian reagoi disa minuta pasi West, ndau një foto të çantës së shpinës së vajzës së tyre 8-vjeçare North, në të cilën ishin të vendosura disa spila me fytyrën me  e ish-çiftit dhe një alien.”Kjo ishte në çantën e vajzës sime kur më lejuan ta shihja javën e kaluar.Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kusht . Si prifti i shtëpisë sime. Mos u shqetëso, Northy ,Zoti është ende gjallë”, shkruajti reperi në postim.Një ditë më parë ai publikoi gjithashtu një video në të cilën  tregoi se Kim nuk e ka ndaluar vajzën e tyre të postojë në Tik Tok.

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë.  Ajo zyrtarizoi lidhjen e saj me Pete Davidson në Instagram më 11 mars, më shumë se një javë pasi u shpall ligjërisht beqar në mes të divorcit të saj nga Kanye. Dyshja u përfolën për një romancë në tetor 2021 pasi ndanë një puthje gjatë një skeçi në SNL ku Kim bëri debutimin e saj si prezantuese./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *