• |
ide | kryesore

Policia arreston 20 shoferë, pezullon mbi 100 patenta javën e kaluar

-Instant, Arkiva, Lajme

20 shoferë në pranga, 117 patenta të pezulluara dhe 5668 gjoba. Ky është bilanci i veprimtarisë ndëshkuese të Policisë Rrugore javën e kaluar.


Detaje nga policia: 


Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 20 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndërkohë janë pezulluar 117 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 29 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 75 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 13 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi: Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e garave të shpejtësisë, manovrimeve të rrezikshme dhe parakalimeve të gabuara, drejtimit të automjeteve pa leje drejtimi, drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit por dhe pasagjerët, për drejtuesit e mjeteve që përdorin aparatin celular, për sekuestrimin e targave të skaduara apo që i përkasin një mjeti tjetër, si dhe për goditjen e mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera.

Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 20 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit, 2 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para.

Gjatë javës janë pezulluar 117 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 29 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 75 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 13 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 29 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës. Janë bllokuar 11 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 5668 masa administrative, me një mesatare 809 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

– 94 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 63 për xhama të zinj; 32 masa për parakalime të gabuara; 825 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 384 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 123 për drejtuesit, pasi pasagjerët në mjet nuk kishin vendosur rripin e sigurimit); 785 masa për shpejtësi tej normave të lejura, 67 për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, 39 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 3102 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit; 53 masa administrative për mungesë siguracioni; 1224 masa për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.