• |
ide | kryesore

Tentuan të vrisnin një 45-vjeçar në Tiranë, arrestohen dy vëllezërit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr për klientët mes taksistëve për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi. Dy taksistë, vëllezërit: Anxhelo 23 vjeç dhe Endrit Dashi 26 vjeç, gjatë një konflikti me konkurrentin e tyre 45-vjeçarin Vladimir Mersini, e kanë plagosur këtë të fundit me thikë, edhe pse qëllimi ishte për ta vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Prokop Mima”. Dy vëllezërit u arrestuan dhe si provë materiale u sekuestrua thika.

Dy vëllezërit do të përballen me veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *