• |
ide | kryesore

Vrau shokun/ 18 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarin dhe shokun e tij Adriano Hajdarin për vrasjen e Florian Lamçes, më 30 korrik të vitit 2020 në Elbasan.

Për Sanxhaktarin dhe Hajdarin, të cilët janë të akuzuar për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim është dhënë 18 vite burg, duke iu hequr edhe mundësinë për lirim me kusht.

Ndërsa Amadeus Lamcja i akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore , Gjykata dha 5 vite burg.

Gjithashtu edhe për Mehmet Muçën i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.

Mëngjesin e 30 korrikut të 2020 të dyshuarit vranë sende të forta shokun e tyre Florian Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë bashkë në një lokal.

Dy autorët e dyshuar ishin miq me viktimën, ndërsa ditën e vrasjes kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti. Nën efektin e pijeve alkoolike zënka ka marrë përmasa tragjike. Pasi e kanë goditur, e kanë dërguar në spitalin e Elbasanit por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçja ka ndërruar jetë.

Kush është Sokol Sanxhaktari? 

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Sanxhaktari është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Suel Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, dyshohet se është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës.

Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake. Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshin nga akuzat që ngrinin ndaj Sanxhaktarit, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit, ose Policia shpallej nga gjykata në tejkalim kompetencash sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të Bashkisë.

Në janar të vitit 2016 Sokol Sanxhaktari i shkruan drejtuesit të prokurorisë Elbasan, Besnik Cani, që të zëvendësojë prokuroren e çështjes Erinda Lamkën. Në letrën e shkruar, 34-vjeçari aludonte se akuzat i ishin ngritur për shkak të lidhjes që ai kishte me ish-kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

Sanxhaktari vijonte duke thënë se prokurorja e çështjes po kryente hetime tendencioze dhe keqdashëse ndaj tij, pasi Qazim Sejdini nuk kishte pranuar t’i punësonte bashkëshortin. Ngjarja për të cilën prokuroria ngriti akuza penale ndaj Sanxhaktarit kishte ndodhur mbrëmjen e 20 dhjetorit 2015. Salla operative e Policisë në Elbasan atë kohë është njoftuar se një person ndodhej i armatosur në ambientet e një lokali “Lloto-Sporti”, ne lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit.

Në vendngjarje, përveç patrullës, mbërrijnë edhe drejtues më të lartë të policisë së qarkut, të cilët personin e armatosur e identifikojnë si Sokol Sanxhaktarin.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *