• |
ide | kryesore

Reportazhi i “Le Figaro”/ Si po jetohet në Beograd agresioni rus

-Instant, Kryesore

Nga Beogradi për “Le Figaro” Milica Cubrilo/ Përktheu për Lapsi.al T Çela


Nikola Tesla është aeroporti i vetëm evropian i cili vazhdon të sigurojë lidhjen ajrore me Rusinë: dy fluturimet direkte të Air Serbia, nisen dhe kthehen nga Moska çdo ditë. Që nga 21 marsi, nën presionin e Evropës dhe Ukrainës, frekuenca do të bjerë në një fluturim ditor, vajtje-ardhje ndërsa të premten do të vazhdojë të ketë dy fluturime.
I mëdyshur mes Lindjes dhe Perëndimit, Beogradi po bën shumë pirueta në skenën diplomatike, të shndërruar në një fushë të minuar. Ndërsa këmbëngul në besimin e tij tek e drejta ndërkombëtare dhe respekti për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, refuzon ti bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.


Lexo më tej:

Kriza e drithërave/ Rama: do na ndihmojë Vuçiç dhe Open Balkan

Vërtet, Serbia e mbështeti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 2 marsit, ku u dënua pushtimi rus, por njeriu i fortë i Beogradit ka sqaruar se ky vendim u mor “pasi teksti nuk përmendte sanksionet”. Ai kujtoi se Rusia nuk i’u bashkua embargos kundër Serbisë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

“Ne presim nga vendet kandidate të BE-së që ata ti harmonizojnë qëndrimet me politikën e jashtme të Bashkimit dhe sanksionet, duke iu bashkuar një komuniteti ndërkombëtar të civilizuar, të bazuar në sundimin e ligjit”, këmbënguli më 15 mars, zëdhënësi i BE-së Peter Sano.

Andi Bushati: Ballkanin e hapur e vranë në Kiev

Duhet pranuar se Beogradi gjendet në një pozicion delikat. Vendi është kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, BE-ja është ekonomikisht partneri kryesor i saj, por qeveria nuk mund të rrezikojë të humbasë mbështetjen e Moskës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e ndjeshme të Kosovës. Serbia nuk dëshëron gjithashtu ta vërë në dyshim furnizimin me pajisje ushtarake dhe veçanërisht me gazin rus, nga i cili vendi varet tërësisht.

Luaj kartën e neutralitetit

Mbi të gjitha, kur kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet – presidenciale, legjislative dhe ato të pjesshme lokale të 3 prillit, qeveria ka interes të luajë kartën e neutralitetit. Së pari sepse pakënaqësia ndaj NATO-s, e cila bombardoi Serbinë për 78 ditë me radhë gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, mbetet shumë e fortë. “Një pjesë e madhe e shoqërisë analizon konfliktin në Ukrainë përmes prizmit të vitit 1999, si një lloj hakmarjeje ndaj Perëndimit. Kjo ndjenjë është rezultat i propagandës pro-ruse që ka ndërmarrë Partia Përparimtare Serbe (SNS) që kur erdhi në pushtet.”
beson politologu Dushan Spasojeviç. 

Kështu, shtypi tabloid, nën urdhrat e regjimit, nuk hezitoi të merrte anën e Kremlinit që nga fillimi i pushtimit: “Ukraina sulmon Rusinë”, ishte titulli i
“Informer” , e cila specifikonte se “amerikanët dhe britanikët duan luftë me çdo kusht”. Në anen tjeter, grupet e ekstremit të djathtë, si p.sh Patrulla e Popullit (Narodna Patroñla), organizuan në Beograd dy mitingje në mbështetje të Rusisë. Në 4 dhe 11 mars, aty u valvitën flamuj serbë, rusë si dhe “Z”-ja, simbol i forcave pro-ruse. Aty u kënduan himnet e të dy vendeve duke brohoritur: “NATO Kriminale”, “Rusët dhe Serbët janë vëllezër”, “Krimeja është Rusi; Kosova është Serbi”.
Ndërsa opozita, është treguar e kujdesshme që të mos mbajë anën e agresorit në Ukrainë: “Qytetarët e Serbisë e dinë mirë se ç’janë tmerret dhe absurditetet e luftës. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë”, thotë Dragan Gjilas i  koalicionit të qendrës së djathtë ‘Liri dhe Drejtësi”.  

Pak a shumë të njëjtin qëndrim ka dhe ish-presidenti Boris Tadiç, i cili ka krijuar një koalicion rreth Partisë së tij Socialdemokrate. Ai e konsideron luftën si një “agresion”, “faj të Putinit”, por nga ana tjetër i quan “sanksionet e pakontrolluara ndaj Rusisë, gabime që të kujtojnë kohën e makartizmit”.

Rusët kundër Putinit

Vetëm përfaqësuesit e koalicionit të ri të ekologjistëve të majtë “Moramo” i janë bashkuar demonstratave të organizuara kundër luftës, në Beograd dhe në Novi Sad, nga lëvizjet paqësore si “Gratë me të Zeza”, apo nga komuniteti i vogël ukrainas që gjendet në Serbi. “Jo luftës”, “Nuk e duam diktaturën”, thërrisnin disa qindra demonstrues në datat 6, 13 dhe 16 mars. Disa qytetarë rusë të vendosur në kryeqytetin serb, të cilëve i janë bashkuar edhe bashkëatdhetarët e tyre që kanë mbërritur ditët e fundit, marshuan me një flamur ukrainas disa dhjetëra metra të gjatë ku binte në sy slogani: “Putini nuk është Rusia!” 

Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë 

Simbol i kësaj ndarjeje të thellë të popullssë është edhe një pikturë murale e Putinit që shfaq në qendrën historike të Beogradit në fillim të pushtimit rus: ajo restaurohet pareshtur dhe më pas zhgaravitet çdo ditë, në varësi të demostruesve të secilit kamp.

Le Figaro/ Lapsi.al


7 Comments

  1. A doni te verteten qe me thote miku Vuco or miqte e mi?
    – ne Beograd te gjithe jane kenaqur nga sulmi i asaj Rusi !

    “Sa t’ju kemi ty me Zajen poshte tavolines Open Ballkan”,
    vazhdon Vuco – “Nuk pyesim per djall dhe as per shejtan”

    “Keshtu i ka dhene karar gjithe keto kohe jona Serbia,
    Kap Ca t’Kapesh nga Perendimi, por koken te Rusia”

    Pra miku Vuco nga une vete po merr shembull pra,
    ate “Kap Ca t’Kapesh” (KCK) borxh nga mua e ka !

  2. Problemi eshte se Perendimi u ndal ne bombardime dhe nuk e coi deri ne fund punen, duhej ta pushtonte me trupa toksore ne menyre qe te crrenjoseshin mbeturinat e Milloshevicit.
    Tani mbas 20 vitesh perseri jane problem dhe rrezik destabiliteti, kercenojne Bosnjen dhe Kosoven, 2 shtete qe i ka shkaktuar genocide, me lufte dhe terror.

    Por per sa kohe te kete rrufeprites putinin shqiptar, klysht e milloshevicit do vazhdojne te pashqetesuar axhenden e tyre

  3. Ofertën e rusëve për të devijuar dhe kushtëzuar TAP-in me futjen e Iranit si përfitues, nuk e paskërka pranuar. (Besohet se përfaqësues të CIA-s i thanë në zyrë se do varej si Sadami nëse hynte në një lojë të tillë.)

    Po çantën e parë me 10 milionë euro a e pranoi nga Taçi në këmbim të faljes së ARMO-s?

  4. Me sa duket ka qenë qeveria Berisha që i është lutur Gazpromit që të vijë në Shqipëri, por ky i fundit e ka refuzuar.

    Kjo kronikë televizive e vitit 2006 tregon ish-ministrin e Jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj gjatë një vizite në Moskë, ku ai “ka përcjellë interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri”.

  5. por amerikanet e dinin që Berisha po punonte me rusët”, shkruan ai.

    Sali Berisha deklaroi se rusët i kishin bërë një ofertë përrallore, për të sabotuar projektin e TAP.

    Por me sa duket, siç thotë drejtori i Albetrol, Berisha nuk e ka pranuar ofertën e rusëve, pasi nuk i kanë afruar aq sa pretendonte ai.

  6. Sali Berisha është damkosur si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe familjarisht i akuzuar për korrupsion domethënës. Ky është një problem si për SHBA, dhe për Bashkimin Europian, dhe këtë problem e kanë zgjidhur, duke u distancuar nga Sali Berisha. Këto tri epitafe janë të gdhendura mbi varrin e tij politik. Mbi varrin fizik nuk ka rëndësi se çfarë shkruhet, se është çështje familjare.

  7. Besnik Mustafaj gjatë kësaj vizite, ku ai i ka përcjellë drejtorit të Gazprom, interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri.

    kadıköy escort
    bostancı escort
    ataşehir escort
    anadolu yakası escort
    pendik escort
    kurtköy escort
    maltepe escort
    kartal escort
    anadolu yakası escort
    antalya escort
    antalya escort
    ankara escort
    ataşehir escort
    kadıköy escort
    bostancı escort
    escort bostancı
    kartal escort
    escort kartal
    escort maltepe
    maltepe escort
    escort pendik
    ataşehir escort
    kadıköy escort
    pendik escort
    maltepe escort
    kartal escort
    Për më tepër, vetë z.Mustafaj shprehet se prej dy vitesh qeveria Berisha lutej, por Gazprom nuk ka shfaqur interes.

    Ndaj ishte e nevojshme kjo vizitë.

    Kjo është e kundërta e asaj që pretendon Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.