• |
ide | kryesore

Si po e përballon shtatëzaninë Rihanna

-Instant, Paparazzi, Slider



Rihanna ka folur rreth shtatzënisë së saj dhe si po e përjeton atë deri tani.
Gjatë një interviste të fundit për revistën “Elle”, këngëtarja 34-vjeçare zbuloi planet e saj për jetën e ardhshme si nënë.

Ajo tregon se shtatzënia të jep një shkëlqim ndryshe, por sipas këngëtares, kur je në tremujorshin e shtatzënisë dhe duhet të zgjohesh për t’u veshur ose për të bërë ‘make-up’-in “gjithçka është një sfidë më vete”.
“Por mua më pëlqejnë sfidat. Më pëlqejnë gjërat që më detyrojnë të jem krijuese në mënyra të reja.“, shprehet Rihanna.
Teksa fliste për programin e saj të preferuar “The Real Housewives”, themeluesja e “Fenty Beauty” pranoi se rezonon më shumë me Teresa-n, pasi ashtu si ajo, edhe këngëtarja do të jetë shumë protektive ndaj fëmijës së saj.
“Ajo rezonon shumë me mua sepse ndihem sikur ky është lloji i nënës që do të jem. Nëse flisni për fëmijët e mi, do t’ju vijë fundi”, tha Rihanna.
Rihanna njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky në janar.
Çifti ndau lajmin emocionues me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në New York gjatë fundjavës.
Fotot me barkun e rrumbullakosur erdhën pasi fansat kishin spekuluar për muaj të tërë se Rihanna ishte shtatzënë.



2 Comments

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t’i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *