• |
ide | kryesore

Patozi: Është herët për t’u gëzuar nga ikja e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet.

Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar.

Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD.



2 Comments

  1. A ka njeri me medioker e te pamoralshem se Patozi?!

    Si nuk ka turp e shfaqet akoma neper media! Njeriu i vetem qe s’ka asnje lloj formimi profesional, dhe ka qene nenkryetar i PD per 8 vite!!!

  2. Z. Patozi po sikur të bashkoheni edhe juve përsëri tek PD? Te gjithë ish anëtarët me sadopak vlerë duhet të kontribuojnë prap tek partia. Berisha një gjysmë të falur e kerkoi.

    Dhe lini mënjanë zënkat dhe merirat primitive, karakteristike e shqiptarëve. Këto ju kanë lënë shumë mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *