• |
ide | kryesore

Flamur Noka zbulon në një studio televizive lëvizjen e ardhshme të Sali Berishës për PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sa i përket situatës së ndërlikuar brenda PD-së, Flamur Noka deklaroi se negociatat nuk mund të bëhen me grupin që mbështet Lulzim Bashën, pasi këta të fundit kishin vënë si kusht që zgjedhjet lokale të ardhshme, t’i faleshin Edi Ramës dhe më pas të mbaheshin zgjedhje për kryetar partie.

Noka zbuloi edhe lëvizjen e ardhshme të Sali Berishës.

“Shumë shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet.” – u shpreh Noka i ftuar në televizionin Fax News.

“Kush janë këta që flasin për bashkim. Kush është Enkelejd Alibeaj? Është thjesht një koleg, një deputet, siç është Flamur Noka sot. Pse? Sepse si Alibeaj si Brava janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ata dhe të gjithë kryesinë e emëruar nga Basha.

Do të thotë nga data 11 dhjetor është mandatuar Komisioni i Rithemelimit për të përfaqësuar PD-në. Që nga data 11 ata kanë qenë vetëm deputetë të PD dhe asgjë më shumë jo drejtues. Çfarë po bëjnë? Po vazhdojnë lojën e Bravës duke zvarritur procesin.

Komisioni i Rithemelimit do të vazhdojë riorganizimin. Ju them se sot në bazë nga data 6 mars e deri më tani ka një vërshim të pafund nga ana e demokratëve. Shumë shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet. Në fund Brava dhe 4 adjutantët e tij derën e kanë të hapur. Nëse duan të vijnë dhe të integrohen, por me kushtin që të mos mbajnë peng asgjë për interes të Edi Ramës.

Kush mund të shkelë kushtetutën dhe të ndalojë të drejtën kushtetuese të kandidimit të Berishës në krye të PD? Pra Berisha ka të drejtë të kandidojë. Ç’janë këto përralla që na i tregon Brava me deklaratët e tij? Thonë hajdeni ju por duhet të merrni leje tek Brava për të hyrë në bunker. Gjëja e parë është procesi i ç’bunkerizimit. Keni parë gjë një hap të tillë? Jo! Nxjerrin kokën atje dhe vendosin kushte ata që janë të mbaruar politikisht sepse janë minorancë absolute. Kjo është një çmenduri.

Ka negociata intensive mes komisionit të Rithemelimit dhe të deputetëve të PD dhe të drejtuesve të PD nëpër degë të ndryshme të vendit. Negociatë me pengjet nuk e di sesi mund të bëhet. Brava vetë i pesti, është peng. Me të gjithë deputetët e grupit parlamentar kemi negociata.

E dini sot se ku ishte Basha? Në zyrë. Po ai ka dhënë dorëheqje, nuk është më kryetar. Ky veprim është tallje. Ata na kanë vënë kusht, t’ja falim Ramës zgjedhjet lokale dhe më pas të bëjmë zgjedhje brenda partisë.” – u shpreh Noka.



2 Comments

  1. Qe ta dish ti o loqe me Bashen apo edhe me Berishen cilido te jete Kryetar i PD – se fashiste Edi Rama juve ju fut k… me goje

    1. Mire jua fut ketyre, po qe jua ka fut karin ne goje gjithe shqiptareve s’te ben pershtypje?? Ore mire ju qe keni me shume se nje dekade qe i beni blowjob Paulinit, po ca taksirati keni ne te tjeret??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *