• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, plagosen dy të rinj

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet tip “Wolsvagen Toureg” me targa AA 090 OL, duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatërruar rrugën dhe është përplasur ne betonin e Rotondos.

Gjatë përplasjes së fortë, gjysma e pjesëve të makinës kanë rënë në shesh dhe gomat janë shpërndarë. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë jo vetëm shpejtësia e madhe më të cilën ishte duke udhëtuar i riu, por edhe mungesa e sinjalistikës rrugore dhe ndriçimit në këtë aks.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku për shkak të plagëve dhe thyerjeve të marra ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *