• |
ide | kryesore

Presidenti serb Vuçiç: Do të përdorim portin e Durrësit për të importuar naftë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kufijve



Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se në kuadër të Ballkanit të Hapur, Serbia do të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë, që do të vijnë me anije nga Lindja e Mesme drejt portit të Durrësit. Vuçiç tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën, nëse Serbia nuk do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse. Sipas presidentit serb, nafta nuk mund të transferohet lehtë nëpër Detin e Zi, për shkak të kompanive të sigurimit dhe pasigurive nëse do të ketë një konflikt dhe më të zgjeruar rreth portit të Odesës.

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkojmë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi bote dhe automjete, një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, tha Vuçiç.

Po ashtu në reagimin e saj, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë misër për vendin tonë.

“Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë”, tha ai.



7 Comments

  1. dmth ne e refuzojme grurin rus madje edhe e sanksionojme ate ,po meqe skemi bythe tja dalim vete se jemi katandisur qe varemi ne cdo gje nga importi po marrim ca nga i njejti grure nga serbia …qesharake komplet……

    1. ””’ Nuk kam perfituar asnje cm2 toke nga shteti. ……. Ndertimet do te behen ne nje prone te cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga bankat. “”””

      Hani mut ju qe nxorret nga goja cfare ju kishte zorra e trashe kudra tij .

  2. sa qesharake eshte kur i shikon mediat kaq te rrjeshtuara…. i njejti artikull tek gazeta tema ishte me titull “Serbia do i japi Shqiperise 30 mije ton grure”, ketu tek lapsi “Do të përdorim portin e Durrësit për të importuar naftë”… dmth secila e trajton sipas interesit te vet

  3. Sa gjak është derdh për mos të dale ju në Portin e Durrësit .
    Po nuk e di ky zagari i 30 mijë ton byk
    Që do ti blejme serbit sikur ska grurë gjëkundi në botë.po pate leket blen ku të duash ska nevoje per serbinë ai ka nevojë për në se do të dalë në det

  4. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.

  5. E sigurt eshte qe Serbi do eksportoje nafte ruse dhe do e kaloje permes Durresit. Pra Shqiperia do shkele sanksionet nderkombetare kunder Rusise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *