• |
ide | kryesore

Kërcënohet redaktori i radios së pavarur në Moskë, gjen një kokë derri në derë

-Instant, Lajme, Planet



Redaktori një radios të pavarur ruse Ekho Moskvy, Aleksei Venediktov, ka gjetur një kokë derri të hedhur jashtë banesës së tij. Venediktov, i cili është hebre, postoi një foto të kokës së derrit para derës së banesës së tij ndërsa poshtë imazhit shkruajti: “Kjo ndodh në vendin që mundi fashizmin. Pse jo një yll me gjashtë cepa [ylli i Davidit ] në derën e banesës sime?”

Aleksei Venediktov, i cili drejtonte radion që u mbyll nga autoritetet ruse, tha se nuk do të lejonte që Rusia të shndërrohej në Gjermaninë naziste. Stacioni radiofonik u mbyll për shpërndarjen e informacioneve të quajtura “thirrje për aktivitete ekstremiste, dhunë dhe informacione të paramenduara të rreme rreth operacionit special të personelit ushtarak rus”, duke qenë se raportonte ngjarjet në Ukrainë. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *