• |
ide | kryesore

Arratiset lakuriq i burgosuri, në Britani po e kërkojnë të gjithë

-Instant, Arkiva, Planet



Policia është në kërkim të një burgosuri i cili kishte ikur nga burgu në brekë dhe çorape.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

32 vjeçari Darren Eglington, kishte arritur të arratisej nga furgoni i transportit të gjykatës në Hard Pole duke sulmuar oficerët e sigurisë.

Policia po kërkon informacione nga qytetarët nëse e kanë parë të dyshuarin apo dinë diçka për vendndodhjen e tij.

32 vjeçari ishte i dyshuar për grabitje në Bournemouth.

Policia e Dorset bën thirrje që kushdo që e sheh të dyshuarin të telefonojë në numrin 999.

Ndërkaq ata që kanë ndonjë informacion për të të telefonojnë në numrin e telefonit të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *