• |
ide | kryesore

FOTO/ Salah e lojtarët e Egjiptit u verbuan me lazer nga tifozët: te penalltitë, rezultoi vendimtare

-Instant, Sport



Salah dhe shokët e tij të skuadrës të përfaqësueses së Egjiptit u verbuan me lazer gjatë ekzekutimit të penalltive dhe, si pasojë e kësaj, Egjipti u eleminua nga Kupa e Botës. E pabesueshme, në fakt, ajo që ndodhi në Senegal me tifozët vendas që synonin kundërshtarët e tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe me një numër të madh lazerash që fokusoheshin në sytë e lojtarëve egjiptianë, duke i çuar ata në gabime. Në fakt, ishin tre penallti të humbura në katër të ekzekutuara: i vetmi që arriti të shënonte ishte El Solia, ndërsa Salah, Zizo dhe Mostafa Mohamed dështuan. E tani, që fotot janë vërë virale, polemikat janë të destinuara të shpërthejnë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *